Mirëmbajtës/e
  • -
Skaduar
SOS Fshatrat e Fëmijëve
Prishtinë
Mirëmbajtje
Përshkrimi

SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë kërkon të punësojë Mirëmbajtës/e për zyrat eS OS Fshatrave të Fëmijëve

Angazhim me orar të caktuar (20 orë në javë) F/M

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

Mbanë përgjegjësi për pastrimin dhe mirëmbajtjen e zyrave, kuzhinave, toaleteve dhe sallëssë takimeve.

  • Pastrimi i zyrave, kuzhinës dhe toaleteve të zyrës;
  • Mirëmbajtja e mjeteve të punës/për pastrim;
  • Pastrimi i hapësirës së jashtme para zyrës;
  • Pastrimi gjenerali zyreve një here në javë
  • Raportimi i rregullt, verbalisht dhe në formë të shkruar, mbi realizimin e detyrave të dhëna dhe mbi për çdo situatëtë re apo ndryshime eventuale;
  • Është i/e obliguar të njohë sfondin, filozofinë, principet, politikën dhe strukturën e SOS Fshatrave të Fëmijëve Kosovë;
  • Detyra shtesëbrenda fushës së veprimit siç kërkohen nga punëdhënësi.

PROFILI

  • Edukimi: Nivelii mesëm i edukimit
  • Përvoja e punës është përparësi
  • Shkathësi organizative

ORARI I PUNËS

  • 20 orë në javë

SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë punonjësit & aplikantët e kualifikuar pavarësisht nga mosha, raca, gjinia,origjina, përkatësia apo statusi martesor.

Ne i përmbahemi të gjitha ligjeve vendore që rregullojnë çështjen e diskriminimit në punë. SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë zbaton rregullore të brendshme që theksin kryesor e kanë mbrojtjen, siç është Rregullorja për Mbrojtjen e Fëmijëve, politikën për PSHEA (mbrojtja nga ngacmimi, shfrytëzimi dhe abuzimi seksual),Kodin e Mirësjelljes, ndër të tjera, dhe pret nga

punonjësit t'i respektojnë dhe kërkojnë nga ta të nënshkruajnë një deklaratë me anë të të cilës konfirmojnë respektimin e të gjitha politikave për mbrojtje të SOS Fshatrave të Fëmijëve. Nënshkrimi i kësaj deklarate bëhet në të njëjtën kohë kur nënshkruhet kontrata, shoqëruar me një orientim lidhur me proceset e brendshme të politikave të aplikueshme.

SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë, duke qenë organizatë e përkushtuar në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe të rinjve, zbaton procedura strikte të rekrutimit duke përfshirë verifikimin e të kaluarës kriminale. Kandidatët e suksesshëm, ne raundin e tretë të procedurës së rekrutimit, duhet të sjellin vërtetimin nga gjykata dhe vërtetimin nga policia që nuk janë nën hetime dhe nuk kanë të kaluar kriminale. Verifikimet tjera përfshijnë kontrollimin e referencave nga punëdhënës paraprak të kandidatëve potencial.

Për këtë arsye, ju lutem i cekni qartë kontaktete punëdhënësve paraprak, siç kërkohet në formën e aplikacionit.

Afati i fundit për aplikim është 29 mars 2024.

Dokumentacioni i nevojshëm:
Formulari i aplikimit / Aplikacioni i SOS Fshatrave te Fëmijeve Kosovë (shkarko këtu: Vende të lira pune
– Sos (soskosova.org)
Kopje të diplomave, certifikatave dhe referenca nga punëdhënësit paraprak;
Dokumentet për aplikim dërgohen në email adresen [email protected] apo fizikisht ne SOS Fshatrat e Femijeve Kosove, Velani, Prishtinë. Vetëm kandidatët e listës së ngushtë ftohen në intervistë. Dokumentacioni i pakompletuar nuk do të shqyrtohet.
Për informata shtesë, ju lutem kontaktoni: [email protected] apo + 383 38 749-887.

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
6931
173
1526
6547