Zhvillimi dhe implementimi i një platforme për të përmirësuar punësimin dhe programin puna ime e parë” në organizatën zeri i romëve, ashkalinjëve dhe egjiptianëve.
Skaduar
Voice of Roma, Ashkali and Egyptians in Kosovo
Prishtinë
Te tjera
Përshkrimi

TERMI I REFERENCËS (TOR)

ZHVILLIMI DHE IMPLEMENTIMI I NJË PLATFORME PER TË PËRMIRËSUAR PUNËSIMIN DHE PROGRAMIN "PUNA IME E PARË NË ORGANIZATËN ZERI I ROMVËVE ASHKALINJËVE DHE EGJIPTIANËVE

 

TERMI I REFERENCËS:

Zhvillimi dhe implementimi i një platforme për të përmirësuar punësimin dhe programin puna ime e parë” në organizatën zeri i romëve, ashkalinjëve dhe egjiptianëve.

Prishtinë,2024

 

Informacion i përgjithshëm:

OJQ “Zëri i Romëve, Ashkalinjëve dhe Egjiptianëve” (Voice of Roma, Ashkali and Egyptians) me selinë e saj aktuale në Prishtinë, është një organizatë jofitimprurëse që ka për qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës së komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian si dhe mbështetjen e vazhdueshme drejt integrimit të tyre në shoqërinë Kosovarepërmes avokimit për të drejtat e tyre, përmirësimit të kushteve të banimit, hapjen e vendeve të reja të punës, organizimin e trajnimeve të ndryshme etj.

 

  1. Arsyetimi i thirrjes:

 

Projekti synon të përmirësojë eksperiencën e punësimit dhe trajnimit për praktikantët duke krijuar një platformë të avancuar të punësimit. Kjo platformë do të ofrojë një ambient të përshtatshëm për të gjetur dhe aplikuar për pozita të punës, si dhe duke lehtësuar lidhjen mes praktikantëve dhe punëdhënësve. Gjithashtu, projekti synon të ofrojë mjetet e nevojshme për raportimin e përparimit të praktikantëve gjatë periudhës së tyre të punësimit.

Përmirësimi i nivelit të punësimit dhe zhvillimi profesional i praktikantëve është qëllimi kryesor i këtij projekti. Duke siguruar një ambient të punës të avancuar dhe duke përdorur mjetet e raportimit për të monitoruar përparimin e tyre, synojmë të ndihmojmë praktikantët në të gjitha fazat e tyre të zhvillimit profesional. Duke ofruar programe trajnuese të specializuara dhe duke përqendruar në rritjen e aftësive të tyre, synojmë të ndihmojmë ata të rrisin konkurrueshmërinë e tyre në tregun e punës dhe të ecin përpara në karrierën e tyre me më shumë sukses dhe vetëbesim.

  1. Objektivi i thirrjes:

 

Platforma e Punësimit synon të krijojë mundësi të barabarta për punësim për të rinjtë dhe individët e komuniteteve të marginalizuara. Synimi është të ofrojë një mjedis të mësimit dhe orientimit për zhvillimin e karrierës së punëkërkuesve përmes trajnimeve dhe mbështetjes së personalizuar. Përmes këtyre trajnimeve, punëkërkuesit do të përgatiten për tregun e punës dhe do të kenë mundësinë të identifikojnë kompanitë dhe bizneset e gatshme për të ofruar vende pune dhe trajnime për kandidatët e përshtatshëm.

Ne kërkojmë të zhvillojmë një platformë për punësim, e cila do të lejojë gjetjen dhe identifikimin e kompanive dhe bizneseve të gatshme për të ofruar vende pune dhe trajnime për kandidatët e përshtatshëm, si dhe për të qenë pjesë e programit 'Puna ime e Parë'. Synnimi ështe të nxisim bashkëpunimin mes komunitetave dhe bizneseve për të zgjeruar mundësitë e punësimit dhe për të përmirësuar qasjen në tregun e punës.

 

  1. Detyrat dhe përgjegjësitë kyqe të ofertuesit

 

Kontraktori është i obliguar që në momentin që pranon kërkesën për krijimin e sistemit të ndjek hapat si vijon:

  • Hapi i parë, kontraktori do të përgatisë dizajnin dhe mockup-at për mënyrën e realizimit të kërkesës. Bëhet prezantimi para menaxherit, komentet dhe sugjerimet e dhëna duhet të inkorporohen dhe kontratkori duhet të bëjë përsëri prezantimin e dizajnit dhe mockup-av final për aprovim. Vetëm pasi të jetë aprovuar dizajni dhe mockup-at, kontraktori do të filloj me zhvillimin dhe realizimin e kërkesës.
  • Hapi i dytë, kontraktori bënë zhvillimin sipas kërkesës. Pasi të realizohet kërkesa, kontraktori bënë prezantimin e punës së bërë. Menaxheri i kontratës do të bëjë analizimin e produktit të zhvilluar nëse është realizuar sipas kërkesës. Nëse ka komente apo të gjetura që nuk janë realizuar sipas kërkesës, kontraktori duhet të bëjë përmirësimin apo zhvillim sipas kërkesës.
  • Hapi i tretë, pasi produkti i zhvilluar sipas kërkesës ti ketë kaluar të gjitha testet, kontraktori do të bëjë instalimin dhe lëshimin në përdorim të funksionit të realizuar sipas kërkesës.
  • Sistemi duhet te ketë një kohe te caktuar mirëmbajtje nga ekipi zhvillues, ne mënyrën qe te ketë një stabilitet dhe aplikim te duhur, me synim impaktin ne punën e institucionit.
  • Dokumentim i plotë teknik dhe operacional për platformën, duke përfshirë manualin e përdorimit dhe të administruarit, si dhe dokumentimin e kodit dhe arkitekturës së platformës
  • Raporti i testimit për platformën, duke përfshirë raportet e testimit funksional, performancës dhe sigurisë, si dhe dokumentacionin për veprimet korrigjuese të ndërmarra në bazë të rezultateve të testimit
  • Raporti i testimit për platformën, duke përfshirë raportet e testimit funksional, performancës dhe sigurisë, si dhe dokumentacionin për veprimet korrigjuese të ndërmarra në bazë të rezultateve të testimit
  • Sigurimi i një periudhe mbështetjeje pas implementimit për të adresuar çdo problem apo nevojë të përdoruesve, si dhe ofrimi i planit të mirëmbajtjes për të siguruar që platforma të funksionojë me efikasitet gjatë kohës së saj të përdorimit
  • Periudha e mirëmbajtjes se sistemit duhet te jetë 6 muaj nga data e pranimit përfundimtar të projektit me mundësi vazhdimi sipas nevojës.
  • Platforma dhe domeni duhet te kaloj në pronësi te organizatës

 

  1. Produktet e pritura

Platforma e punësimit do të duhet të posedoj këto qasje:

  • Regjistrimin e bizneseve
  • Mundësia për bizneset për të regjistruar dhe për të menaxhuar vende pune(punësim) të rregullt dhe/ose programe trajnimi (trajnim në punë)
  • Siguria dhe mbrojtja e të dhënave personale dhe të biznesit.
  • Përditësimet dhe mbështetja teknike të vazhdueshme.
  • Punekerkues të rinjë
  • Krijimi i llogarise/
  • Mundësia për punëkërkuesit për të regjistruar dhe për të shfletuar vende pune (punësim të rregullt dhe programe trajnimi (trajnim në vend të punes) në një mënyrë të lehtë dhe efikase
  • Formulari i aplikimit për pjesëmarrësit për të aplikuar dhe për të zgjedhur aplikimet
  • Aplikimi për programin e punës time të pare
  • Aplikimi për punësim të rregullt
  • Video/Instrukcionet për të plotësuar formularin
  • Lidhja për aplikacionet për trajnime nga VoRAE
  • Trajnim për aftësi të buta/orientim në karrierë.
  • Të ofrojë një qasje të lehtë dhe të shpejtë në informacione, video dhe shkrime për avancimin e shkathtesive/trajnimin e teknikave të intervistës.
    • Azhurnohet me informacion dhe të jetë e lehtë për përdorim
    • Mundësi për gjenerimin e raporteve
  • Mundësisë për publikimin dhe gjenerimin e raporteve do të ndihmojë në monitorimin dhe vlerësimin e suksesit të platformës së punësimit. Kjo përfshin raportet periodike të performancës, statistikat e punësimit të individëve të përfshirë, si dhe vlerësimin e efektivitetit të trajnimeve dhe programit të mbështetjes së punëkërkuesve
    • Lista e pozicioneve të punës
  • Mundesin e krijimit të perputhjes/kordinimit së kerkesës nga punëkerkuesit me ofertat nga punëdhënësi
  • Përdorimi i teknologjisë së informacionit për të siguruar kerkesat per punesim dhe aplikim ne programin puna ime e pare.
  • Ndërtimi i një sistemi për të rinjtë dhe administratën për t'u përdorur (Duhet të përfshijë këto faqe: Profili, Transkripti, Orari, Njoftimet, Krijimi i CV-së dhe mundësia për t’u shkarkuar, por nuk duhet të kufizohet vetëm në këto faqe.
  • Dizajnimi i platformes
  • Platforma ose sistemi i duhet të përmbajë të dhënat e personelit të punësuar/aplikuesit, duke përfshirë emrin, mbiemrin, gjininë, etninë dhe pozicionin e punës.
  • Zhvillimi i një baze të të dhënave të sigurt dhe të qasshme.
  • Sistemi duhet të jetë i aftë për të gjeneruar raporte dhe statistika që tregojnë numrin e punësuarve sipas gjinisë dhe etnisës në vendin e punës/private apo publike.
  • Sigurimi i të dhënave të ndjeshme të individëve Rom/Ashkali dhe Egjiptian përkatës, duke respektuar ligjet për privatësinë dhe të drejtat e njeriut.
  • Duhet të ketë një ndarje të qartë të rolit dhe të drejtave të qasjes për personelin që do të përdorin sistemin/platformën

Sistemi duhet të përkrahë të gjitha tiparet e kërkuara në këtë dokument, gjithashtu sistemi duhet të ketë përkrahje të plotë për listën e fundit të shfletuesve (Web Browser), përfshirë platformat desktop dhe mobile, qe i bie se sistemi duhet te jetë i bazuar në web.

Me poshtë janë disa nga tiparet teknike qe duhet te posedoj sistemi në mënyre qe te funksionoj sipas asaj qe kërkohet.

  • Web aplikacion me përkrahje për HTML5, CSS3 dhe JavaScript
  • Relational DB
  • Sistemi të ketë̈ mundësi pune vetëm në protokole të sigurta si HTTPS.
  • Sistemi me përkrahje të plotë responsive/mobile - përdoruesi mobil të ketë̈ të gjitha mundësitë̈ sikurse përdoruesi desktop.
  • Sistemi të jetë i dizajnuar me thjeshtësinë̈ e kërkuar për përdoruesit me njohuri të limituar në teknologji, intuitiv dhe lehtë i përdorshëm.
  • Siguria e të dhënave është e domosdoshme. Duhen zbatuar protokolle të sigurisë të fuqishme për të mbrojtur të dhënat dhe për të parandaluar qasjen e paligjshme.
  • Duhet të ketë një strategji e përditësimit të të dhënave për të mbrojtur kundër rreziqeve të mundshme dhe për të ruajtur integritetin e të dhënave.
  • Sigurimi i të dhënave të ndjeshme dhe hartimi i politikave për sigurinë e informacionit.
  • Raportet do të jenë të përditshme dhe do të ofrojnë informacionin e nevojshëm për menaxhimin e projektit dhe për monitorimin e diversitetit dhe barazisë gjinore në vendet e punës.
  • Zhvillimi i një sistemi të raportimit për të ndarë informacionin

Analiza periodike e të dhënave për të vlerësuar përfshirjen dhe trajtimin e punësuarve Rom/Ashkali dhe Egjiptian

  1. Plani kohor;

 

Periudha e Angazhimit: 30 ditë nga data e fillimit

Përfundimi i Angazhimit: Periudha e angazhimit përfundon në fund të 30 ditëve.

 

 

  1. Kriteret te selektimit

Ekspertiza dhe Përvoja: Demonstrimi i njohurive të thella dhe përvojës së provuar e zhvillimit te platformave te ngjajshme.

Kapaciteti Teknik: Aftësia për të ofruar zgjidhje teknologjike të avancuara dhe të përshtatshme per krijimin e platformave si dhe përvoja në trajnimin e stafit për përdorimin e këtyre teknologjive.

Qasja dhe Metodologjia: Qartësia dhe relevanca e qasjes dhe metodologjisë së propozuar për të përmbushur objektivat e projektit, duke përfshirë vlerësimin fillestar, dhe implementimin e sistemeve të raportimit.

Kosto-efektiviteti: Oferta financiare duhet të jetë konkurruese dhe të tregojë vlerë të lartë për paratë, duke përfshirë një strukturë të qartë të kostove dhe një buxhet të detajuar që pasqyron të gjitha elementet e nevojshme për zbatimin e projektit.

Fleksibiliteti dhe Përgjigjshmëria: Aftësia për të përshtatur qasjet në bazë të feedback-ut dhe ndryshimeve në nevojat e projektit, si dhe përgjigjshmëria ndaj kërkesave të OJQ-së gjatë gjithë periudhës së angazhimit.

Plani i Detajuar i Punës: Një plan i detajuar i punës që përfshin hapat kryesorë, afatet kohore, dhe detyrat për secilën fazë të projektit, duke demonstruar një kuptim të qartë të objektivave dhe një rrugë të qartë për të arritur ato.

 

  1. DOKUMENTACIONI I KËRKUAR /KUSHTET PËR APLIKIM

 

Ofertuesit që aplikojn në këtë thirrje duhet t’i dorëzoj këto dokumente, respektivisht formularët e mëposhtëm:

  • Çertifikata e kompanisë ( vlen për kompani)
  • Kopje të Cv-ve personave te inkuadruar në ofertim;
  • Dëshmi të punës paraprake
  • Rekomandime nga punë të ngjajshme
  • Oferta financiarë bashke me planin dhe metodologjinë e propozuar
  • Staf te diplomuar ne shkenca kompjuterike dhe çertifikime përkatëse me përvojë minimale 5 vjeçare (2x).
  • Menaxheri i projektit me përvojë, diplomë apo çertifikime në lidership, planifikim, dizajnim dhe menaxhim te projekteve (1x).

 

 

  1. Kushtet te pergjitshme:

 

Organizata Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve rezervon të drejtën për të ndryshuar ofertën bazuar në kërkesë deri në vendimin përfundimtar;

Organizata Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve mbështet vendimin e saj në ofertën që ka avantazhet më të mëdha ekonomike, si shërbimi me cilësi, por kriteri kryesor i vlerësimit është çmimi më i ulët në raport me sasinë totale;

Organizata Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve ka të drejtën të refuzojë çdo ose të gjitha ofertat e marra nëse ato nuk përmbushin kriteret;

Ndërhyrja në këtë proces nuk lejohet dhe do të rezultojë në diskualifikimin e ofertës; Vendimi përfundimtar nuk do të bëhet derisa të përfundojnë të gjitha procedurat e brendshme të organizatës. Në rast se shërbimi do të jetë sipas kërkesës së kompanisë, mund të ofrohet një kontratë por pa ndryshuar çmimin e ofertës;

Oferta do të vlerësohet nga Komisioni i Prokurimit të Organizatës Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve në kohën e mbylljes së procesit. Gjithashtu, njoftimi do të publikohet brenda një jave pasi të bëhet vendimi nga Komisioni i Vlerësimit të Prokurimit të Organizatës.

 

  1. Menyra e aplikimit:

Oferta duhet të dërgohet online në e-mail adresën [email protected].

Obligative - Ju lutem shënoni emrin e thirrjes ne subjekt !

Afati i fundit për aplikim është deri më datë: 12.05.2024 në ora 16:00.

Çdo ofertë që dërgohet pas afatit të përcaktuar më lartë nuk do të merret parasysh.

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
7088
156
1552
6626